Liverpooli i shpëton humbjes në minutën e fundit

Liverpooli ka barazuar 1-1 me Lutonin në kuadër të javës së 11-të në Ligën Premier.

Ndeshjen më mirë e nisën mysafirët, që rrezikuan pas vetëm pesë minutash me anë të Darwin Nunez, por që portieri bëri një pritje fantastike.

Sulmuesi uruguaian (13’) lëshoi një tjetër rast të artë shënimi, por që sërish fati nuk ishte në anën e tij, duke goditur kësaj radhe shtyllën.

Në minutën e 33-të, Diogo Jota nuk ia doli të shënonte nga afërsia, ndërsa portieri Thomas Kaminski bëri një intervenim brilant.

Edhe pjesa e dytë u dominua nga The Reds, ndërsa Nunez (71’) dështoi për herë të tretë të mposhte portierin kundërshtar.

Lutoni përfitoi nga lodhja e mysafirëve, duke shënua golin e fitores në minutën e 80-të me anë të Tahith Chong, që u asistua prej Issa Kabore.

Mirëpo, Luiz Diaz që u inkuadrua në lojë në minutën e 84-të i barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 90+5-të me një asistim të Harvey Elliot

Pas javës së 11-të, Liverpooli gjendet në vendin e tretë me 24 pikë, gjersa në xhiron e 12-të do të përballet me Brentfordin.

Zymer Bytyqi dhuron një asistim magjik në fitoren e Antalyaspor ndaj Besiktas (Video)

Mbyllen 45 minutat e para në kryeqytet, Prishtina në epërsi ndaj Llapit