Liverpooli i nxjerr në ‘pazar’ tre sulmues

 

Trajneri i Liverpoolit, Brendan Rodgers, ka vendosur që në fund të këtij edicioni t’i nxjerrë në shitje tre futbollistë.

Bëhet fjalë për sulmuesit Mario Balotelli, Fabio Borini dhe Rickie Lambert, të cilët së bashku këtë edicion në Premier League kanë shënuar vetëm pesë gola.

“Rodgers nuk është i kënaqur me sulmuesit Balotelli, Lambert e Borini, të cilët do të largohen në fund të këtij edicioni. Klubi tashmë ka filluar të pranojë ofertat për këta lojtarë”, ka thënë një burim brenda Liverpoolit.

Po ashtu në fund të këtij edicioni nga Liverpooli do të largohen edhe Steven Gerrard e Glen Johnson, të cilëve nuk u janë vazhduar kontratat.