Ekipi i Jurgen Klopp i janë kthyer fitores në kampionat, duke fituar thellë në Anfield ndaj ekipit në formë të Mikel Artetas, Arsenalit.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të Reds, të cilët përveç rasteve të shumta, arritën të shënojnë edhe një gol.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 39-të dhe ishte Sadio Mane, i cili shënoi për 1-0 pas asistimit të Trent Alexander-Arnold.
Kjo pjesë u karakterizua edhe me faktin se trajnerët Arteta dhe Klopp patën një përleshje verbale, e cila përfundoi me ndëshkimin e të dyve me kartonë të verdhë.
Në pjesën e dytë, Liverpooli rriti nivelin e lojës dhe dominimin, duke shënuar edhe tri gola, për ta demoluar përfundimisht Arsenalin që nuk po mund ta gjente në asnjë moment lojën dhe formën e mirë.
Goli i parë në këtë pjesë erdhi në minutën e 52-të dhe ishte Diogo Jota, i cili shënoi një gol të bukur pas disa veprimeve individuale në zonë për epërsinë 2-0.
Në minutën e 74-të ishte Mohamed Salah që u regjistrua në listën e golashënuesve për epërsinë 3-0, ndërsa Takumi Minamino (77’) vendosi fitoren me rezultat përfundimtar 4-0.
Pas kësaj fitore, Liverpooli zë vendin e dytë me 25 pikë, ndërsa Arsenali zë pozitën e pestë me 20 pikë.
Në ndeshjen e ardhshme, Reds luajnë në shtëpi ndaj Southamptonit, ndërsa Topçinjtë e presin Neëcastle Unitedit.