Liverpooli fiton në udhëtim te Wolves

Liverpooli ka shënuar fitore si mysafir i Wolves me rezultat 1-0 në kuadër të FA Cup për të kaluar në 1/16.

Jurgen Klopp në këtë takim kishte startuar pa lojtarët kryesorë, duke iu dhënë hapësirë atyre që luajnë më pak.

Në minutën e 13-të u zhbllokua ndeshja, kur Harvey Elliott me një gjuajtje të bukur shënoi për 1-0 në portën e Jose Sa.

Liverpooli vazhdoi me raste, kur Konstantinos Tsimikas rrezikoi fillimisht, pastaj kërkuan një penallti që nuk u dha, ndërsa goli i Fabio Carvalho u anulua për pozitë jashtë loje.

Adama Traore në anën tjetër për Wolves kishte një rast të artë, por që nuk arriti të shënojë në minutën e 40-të.

Pjesa e dytë ishte më e dobët sa i përket rasteve, ku asnjëra skuadër nuk arriti të krijojë diçka të madhe.

Në fund Liverpooli fitoi takimin dhe kaloi në 1/16 e FC Cup.

Kumbulla merr lajmin më të mirë në jetë, njofton se është në pritje për tu bërë baba

Bylbyl Sokoli trajneri i ri i Malishevës?