Liverpooli fiton në Portugali, bën një hap të madh drejt gjysmëfinales në Ligën e Kampionëve

Liverpooli është me një këmbë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pasi në sfidën e parë çerekfinale në Estadio da Luz e ka mposhtur Benfican me rezultat 3-1.

Pas një harkimi nga këndi të Andrew Robertson, Ibrahima Konate e zhbllokoi rezultatin duke shënuar me kokë (17’).

Goli i dytë erdhi nga Sadio Mane (34’), i cili realizoi pas një asistimi me kokë nga Luis Diaz që i mundësoi ta fuste topin në rrjetën e zbrazët. Me epërsi të dyfishtë për vizitorët, skuadrat shkuan në pushim.

Me të filluar pjesa e dytë, Rafa Silva e priti një harkim të ulët nga Darwin Nunez që nuk u largua nga mbrojtësit mysafirë, për ta ngushtuar rezultatin (49’).

Redsat e realizuan edhe golin e tretë kur Luis Diaz priti një pasim nga Naby Keita duke dalë përballë portierit kundërshtar, të cilin e mposhti (87’).

Me këtë fitore të lartë në udhëtim, Liverpooli është favorit për të vazhduar në gjysmëfinale duke qenë se në ndeshjen kthyese, Benfica do të jetë mysafir në Anfield.

De Bruyne hero, City fiton ndeshjen e parë ndaj Atleticos

Marku: Ndeshja e radhës mund të jetë në Shqipëri