Liverpooli fiton me rikthim ndaj LASK për ta nisur me këmbë të mbarë aventurën në Ligën e Evropës

Liveprooli ka shënuar fitore si mysafir i LASK me rezultat 3-1 në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Ligës së Evropës.

Vendasit e nisën shumë mirë ndeshjen duke shënuar që në rastin e parë të mirë me Florian Flecker që realizoi një super gol.

Pjesa e parë ka mundur të sjellë edhe gola të tjerë, por portieri mohuan këtë gjë.
Më të filluar pjesa e dytë, Liverpooli shtoi forcat drejt sulmit dhe nuk vonoi goli.

Në minutën e 55-të të besuarit e Jurgen Klopp fituan penallti, ndërsa nga pika e bardhë ishte i saktë Darëin Nunez për 1-1.
Liverpooli mori epërsinë në minutën e 63-të, kur Ryan Gravenberch asistoi te Luis Diaz që shënoi nga afër për 2-1.

Krejt në fund shënoi edhe Mohamed Salah pas një sllallomi në zonën e LASK për 3-1.
Deri në fund nuk kishte më gola dhe Liverpooli mori tre pikët e para në ndeshjen e parë.

Viktoria Plzen – Ballkani, formacionet zyrtare

Lukaki në top formë, Roma merr fitore në udhëtim