Liverpooli e ka marrë fitoren e parë për edicionin 2023/24 në Ligën Premier, pas barazimit 1-1 me Chelsean në xhiron e parë.
The Reds triumfuan 3-1 në Anfield ndaj Bournemouth në një ndeshje me shumë kthesa.
Të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët, që realizuan qysh në minutën e tretë nëpërmjet Semenyo, që u asistua prej Dominik Solankes.
THIS ONE COUNTS 💥 pic.twitter.com/ZNOrhwcvdL
— AFC Bournemouth 🍒 (@afcbournemouth) August 19, 2023
Por, Liverpooli i barazoi shifrat në 1-1 me golin e Luis Diaz (28’), duke ringjallur ekipin e tij në pjesën ofanzive.
Në minutën e 36-të, vendasit fituan një penallti, të cilën Mohamed Salah nuk ia doli ta konvertonte fillimisht në gol, ndërsa nga topi i kthyer e futi atë në rrjetë.
Me kaq edhe përfundoi pjesa e parë, derisa në të dytën kishte një karton të kuq dhe një gol.
58' – Mac Allister is shown a red card for a challenge on Christie.
[2-1] #LIVBOU
— Liverpool FC (@LFC) August 19, 2023
Liverpooli mbeti me dhjetë lojtarë në fushë, kur Alexis Mac Allister u ndëshkua direkt me karton të kuq për një ndërhyrje të palejueshme në minutën e 58-të.
Mirëpo, kjo nuk ndikoi në tempon e tyre, pasi në minutën e 62-të, Diogo Jota shënoi për 3-1.
Pas xhiros së dytë, Liverpooli ka arkëtuar katër pikë, ndërsa në javën e katërt do të ketë punë me Newcastle United.