Liverpooli fiton derbin

Liverpooli ka vazhduar këndelljen në Premierligën angleze.

The Reds shënuan fitore 2:1 në derbin e zhvilluar në Anfield kundër Manchester Cityt.

Jordan Henderson (11’) dhe Philippe Coutinho (75’) shënuan golat e kësaj fitoreje për Liverpoolin, teksa Edin Dzeko (25’) shënoi golin e vetëm të mysafirëve.

Liverpooli tani ka 48 pikë në pozitën e pestë në renditje, teksa City mbetet i dyti me 55 pikë.