Liverpooli e ‘shkel’ ndjekësin e dytë në Premierligë, e mposht me 4 gola

Liverpool ka shënuar fitore të lartë dhe shumë të rëndësishme për vazhdimin e kampionatit në Premierligë.

Sot, në ‘King Power Stadium’, të kuqtë fituan ndaj Leicesterit me rezultatin 4:0, shkruan Gazeta Olle.

Firmino në këtë takim shkëlqeu me dy gola, kurse një gol dhe një asistim e shtoi edhe Alexander Arnold.

Kurse, goli tjetër u shënua nga kapiteni, Milner.

Me këtë fitore, Liverpool tashmë i ikën në 13 pikë ndjekësit të dytë, pikërisht kundërshtarit të sotëm Leicesterit.