Liverpooli e do Caceresin

Liverpooli ka filluar përpjekjet për të transferuar mbrojtësin e Juventusit, Martin Caceres.

‘Reds’ janë të gatshëm të bëjnë ofertë gjatë janarit, pasi Jurgen Klopp është i interesuar të shtojë përvojë në skuadër.

Sipas Fichajes, tekniku gjerman beson se 28-vjeçari është një alternativë e mirë dhe do të ambientohej lehtë në Ligën Premier.

Mbrojtësi uruguaian nuk po arrin të gjejë hapësirë te Zonja e Vjetër dhe këtë e tregon më se miri fakti se ai ka arritur të bëjë vetëm dy paraqitje në këtë sezon.

Në ta kaluarën ai ka qenë pjesë edhe e Barcelonës dhe mund të luaj si mbrojtës qendror dhe anësor.