Liverpooli barazon me Wolves në Kupën FA, ndeshja kthyese vendimtare për të kaluar tutje

Liverpooli dhe Wolvesi do të luajnë edhe një takim në FA Cup, pasi nuk ia dolën të përcaktojnë fituesin, me ndeshjen që u mbyll 2-2 në Anfiel Road.

Ishte Goncal Guedes, ai që i kaloi Ujqërit në epërsi në minutën e 26-të, duke përfituar nga një gabim trashanik i Alisson Becker.

Por, shifrat në 1-1 i barazoi Darwin Nunez në minutën e 45-të, kur u asistua prej Trent Alexander-Arnold.

Pjesa e dytë filloi më mirë për The Reds, kur Mohamd Salah realizoi për 2-1 në minutën e 52-të.

Mirëpo, Wolves nuk u dorëzua deri në fund dhe e barazoi rezultatin në 2-2, me anë të Hee-Chan Hwang (67’), nga një asistim i Matheus Cunhas.

Tani, dy skuadrat do të luajnë edhe një takim, për të mësuar se kush do të kalojë në rrethin tjetër të FA Cup.

Monza shtang Interin, i merr një pikë në minutat shtesë

PSG dhe Marseille në zi, ndërron jetë ish-mesfushori kamerunas Modeste M’Bami