Liverpool vendos rekord me fitoren bindëse ndaj Watfordit

Skuadra e Liverpoolit ka arritur të mposht Watfordin në udhëtim.

Liverpool mposhti Watfordin 0-5 për të marrë lidershipin në Angli, shkruan lajmi.net.

Sulmi i “The Reds” ishte fantastik në këtë ndeshje Roberto Firmino shënoi hat-rik, ndërsa nga një gol e shënuan Mohamed Salah dhe Sadio Mane.

Me këtë fitore bindëse, Liverpooli u bë skuadra e parë angleze që arrin të shënojë tre apo më shumë gola në shtatë ndeshje radhazi si mysafir në të gjitha garat.

Liverpool një gjë të tillë e kanë bërë ndaj Burnleyt, Norwich, Leeds, Norwich, Brentford, Portos dhe sot ndaj Watfordit.

Një paraqitje e madhe e ekipit të Jurgen Kloop sot që dominuan totalisht.

Spektakël i Brojës, më në fund vjen goli i parë në Ligën Premier (VIDEO)

Ndeshje e jashtëzakonshme, Leicesteri mposht me rikthim Manchester Unitedin