Liverpool pranë transferimit ‘bombastik’

Forma e dobët e fazës së së sulmit të Liverpoolit, është duke çaluar jashtëzakonisht shumë këtë edicion në Premierligë. Rickie Lambert dhe Mario Balotelli, nuk kanë arritur të tregojnë diçka në fanellën e Liverpoolit, përderisa Daniel Sturridge, nuk ka gjetur formën e tij më të mirë që nga kthimi prej lëndimit.

 

Sipas medieve angleze, Zlatan Ibrahimoviq, është synimi kryesor për afatin kalimtar veror për drejtuesit e Liverpoolit. Nëse ‘të kuqtë’ arrijnë të kualifikohen këtë edicion në Ligën e Kampionëve, sipas medieve franceze, Ibrahimoviq, do të mund të kaloj te Liverpooli.