Menez afër Liverpoolit

Liverpooli është në kërkim të një sulmuesi dhe Brendan Rodgers e ka identifikuar objektivin e tij. Ai është sulmuesi i Milanit, Jeremy Menez.

Futbollisti francez e mirëpret një aventurë në Premierligën angleze dhe sipas “Tuttosport”, negociatat mes klubeve mund të nisin shumë shpejt.

Ish-anëtari i Romës ka shënuar 16 gola për Milanin këtë sezon. /Gazeta Olle