Liverpool në epërsi pas 45 minutash, vëmendje merr goli i anuluar nga VAR

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes, Liverpool – Wolverhampton.

Në fundin e kësaj pjesë loje, janë shënuar dy gola të shpejta, shkruan Gazeta Olle.

Së pari, Mane shënoi për epërsinë e Liverpoolit në minutën e 43-të.

Kurse, më pas Wolverhampton barazoi rezultatin, por që goli i tyre u anulua.

E gjitha kjo pasi sistemi VAR, tregoi se goli ishte i parregullt.

Kështu, pas 45 minutash, Liverpool po avancon 1-0 ndaj Wolves.