Philipe Coutinho është pranë transferimit te Barcelona. Në këtë mënyrë, Liverpooli po bën gjithçka për të gjetur sa më shpejtë zëvendësuesin e tij.
Sipas mediave italiane, Jurgen Klopp ka shprehur interesim për anësorin e Napolit, Lorenzo Insigne.
Po sa akordi për Coutinhon të mbyllet, “The Reds” do të fillojnë aksionin për të marrë Insignen.
E interesuar për këtë të fundit thuhet se është edhe Barcelona.