Liverpool me hap fals në fund të kampionatit

 

Liverpool ka barazuar me Tottenhamin me rezultat 1-1 në kuadër të javës së 35-të në Ligën Premier.

Ky barazim mund t’i kushtojë shumë Liverpooli që po lufton për titull kampioni, ndërsa i shërben deri diku Tottenhamit që mbetet në garë vendin e katërt.

Ndeshja nisi vrullshëm nga Tottenhami që kishin dy rastet e para që në start.

Fillimisht rrezikoi Rodrigo Bentancut në minutën e shtatë, por goditja e tij u prit nga Alisson.

Pas tij ishte radha e Harry Kane, që tentoi, por pa sukses.

Liverpooli u duk në lojë në minutën e 32-të, kur Luis Diaz rrezikoi, por Hugo Lloris ishte në vend.

Në fund Virgil van Dijk dhe Emile Hojbjerg kishin rastet e tyre në këtë pjesëlojë, por rrjetat heshtën.

Me të filluar pjesa e dytë, Tottenhami heshit stadiumin ‘Anfield Road’, kur Heung-Min Son shënoi pas asistimit të Ryan Sessegnon për 1-0.

Liverpooli tentoi të reagojë me Luis Diaz në minutën e 64-të, por goditja e tij u bllokua nga mbrojtja.

Goli i barazimit erdhi në minutën e 74-të. Kësaj radhe kolumbiani Diaz arrit të mposht Llorisin për 1-1.

Deri në fund nuk ndryshoi rezultati dhe Liverpooli tani ka 83 pikë, aq sa ka Manchster City, por qytetarët kanë një ndeshje më pak të zhvilluar. /Telegrafi/

 

 

Drita, femrat, fiton ndeshjen e tretë të finales së playoffit kundër Fer Volley dhe e gjen veten një fitore larg titullit

Superliga rikthehet në aksion, sot zbresin në fushë të gjitha skuadrat elitare