Liverpool, katër futbollistë kthehen për Arsenalin

Lajme të mira për Liverpoolin në prag të derbit sezonal kundër Arsenalit në Premierligë. Që të katër futbollistët që ishin në dyshim për këtë takim, Adam Lallana, Raheem Sterling, Daniel Sturridge dhe Jordan Henderson, pritet që të luajnë nga minuta e parë, pasi që i kanë kaluar problemet me lëndime.

Ky takim është shumë i rëndësishëm për të dy skuadrat, pasi që diskutohet një pozitë që dërgon në Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm. Arsenal-Liverpool zhvillohet të shtunën me fillim prej orës 13:45. /Gazeta Olle