Liverpool, goditja e verës quhet Jovetiç

Pas një edicioni tjetër jo të mirë nën fanellën e Manchester Cityt, Stevan Jovetiç mund të ndërrojë skuadër në afatin kalimtar të verës.

Sipas informacioneve të tabloidit britanik “Mirror”, Liverpooli është shumë i interesuar për futbollistin nga Mali i Zi dhe e ka bërë gati operacionin për transferimin e tij në “Anfield Road”.

Të interesuara për Jovetiçin mbeten edhe disa skuadra të Series A, por duket që tani favorit është pikërisht Liverpool. /Gazeta Olle