Liverpool, gati oferta për Kovaçiç

Liverpooli është në kërkim të zëvendësimit të kapitenit Steven Gerrard dhe ideja e fundit e skuadrës nga “Anfield Road” është mesfushori i Interit, Mateo Kovaçiç.

Futbollisti kroat i pëlqen shumë trajnerit Brendan Rodgers dhe sipas informacioneve të fundit të “Daily Mirror”, Liverpooli do ta nisë shumë shpejtë ofertën që peshon 15 milionë euro.

Ndryshe, përpos Kovaçiçit, “The Reds” mbeten shumë të interesuar edhe për mesfushorin e Manchester Cityt, James Milner. /Gazeta Olle