Livermore, pozitiv në testin anti-doping

Një lajm bombastik vjen nga një prej kampionateve më të forta në botë. Hull City dhe Steve Bruce, në këtë fund sezoni duhet të luajnë pa mesfushorin Jake Livermore. Ai është pezulluar për shkak se ka rezultuar pozitiv në testet antidoping për kokainë.

Sipas gazetës britanike ‘Telegraph’, lojtari është lënë jashtë skuadrës për pjesën e mbetur të sezonit. Hull City po lufton për të mos rënë nga kategoria, ndërkohë që ish-lojtari i Totenhamit nuk do të ketë më mundësinë për të ndihmuar shokët e skuadrës transmeton Albeu.

Livermore ka rezultuar pozitiv pas ndeshjes së fituar me rezultain 2-0 ndaj Crystal Palace. Në këtë sezon ai ishte aktivizuar në 35 ndeshje, ndërkohë që vitin e kaluar ka luajtur dhe në finalen e FA Cup.

Mesfushori anglez ka sigluar edhe një ndeshje me “Tre Luanët” në vitin 2012 në sfidën miqësore ndaj Italisë.