LIVE: Trepça ’89-Vëllaznimi dhe Besa-Drita

Po zhvillohen dy ndeshjet që e hapin mesjavën e Superligës së Kosovës në futboll. Në Mitrovicë luhet Trepça ’89-Vëllaznimi ndërsa në Pejë, Besa-Drita.

Trepça ’89 – Vëllaznimi   2:0

Është mbyllur takimi në ‘Riza Lushta’ ku Afrim Tovërlani debutoi me fitore me skuadrën e tij të re Trepçën duke e mposhtur Vëllaznimin 2:0.

90’ Muhaxhiri ndal bukur përsëri gjuajtjen e Lushtakut.

87’ Vëllaznimi vazhdon sulmet drejt portës së ‘minatorëve’. Dylazeka gjuan por golin ia mohon Manxholli. Në kundërsulm rrezikon 89-shi, por Turku nuk është i saktë.

69’ Rast ideal për Vëllaznimin. Dylazeka shërben bukur Drilon Nuzën, por ky i vetëm me portier gjuan mbi portë.

67’ Dulazeka gjuan bukur, por topi shkon ngjitur me shtyllën. Lojën është duke e dominuar Trepça ‘89.

51’ Goditje e bukur e Lushtakut, por më bukur pret Altik Muhaxhiri.

45+ Mevlan Zeka tregohet egoist dhe humb një rast të mirë. Pjesa e parë mbyllet 2:0.

GOL: 38′ Emin Baliqi dyfishon epërsinë e 89-shit me një gol me gërshërë. 2:0.

GOL: 6′ Argjend Mustafa shënon për epërsinë e 89-shit. 1:0 për vendësit.

Befasi nga skuadra gjakovare, që ka mbërritur në stadiumin “Riza Lushta” vetëm 30 minuta para fillimit të ndeshjes. Arsyet nuk janë bërë të ditura.

Trepça ’89: Manxholli, Sahiti, Izmaku, Bekteshi, Potoku, Peci, Idrizi, A.Mustafa, D.Mustafa, Baliqi, Lushtaku.

Vëllaznimi: Muhaxhiri, Myrta, Mazrekaj, Syla, Rama, Gjeraj, Dylazeka, Dushi, Bushaj, Rudi, Zeka.

Besa – Drita      1:0

Besa ka arritur të shnëoj fitore të ngushtë kundër Dritës me rezultat 1:0.

87’ Fisnik Papuqi harkon në zonë , gjuan Rexha me kokë por transverzalja ia mohon golin.

84’ Mark Milicaj futet bukur në zonë, gjuan drejt portës, por mbon Latifi.

69’ Mensur Duraku pason bukur për Rexhën i cili pranon topin afër pikës së bardhë, por gjuan mbi portë.

63’ Besa rrezikon shumë me anë të Karahodës por goditja e tij shkon mbi portë.

Gjilanasit protestuan ashpër te gjyqtari anësor për pozitën e Rexhës te momenti i golit, duke kërkuar pozitë jashtë loje. Në xhirimin televiziv, shihet se mbrojtësi i Dritës e mbanë Rexhën në lojë, andaj goli i tij është i rregullt.
cats

45+ Pjesë e parë me shumë raste, që përfundon 1:0 për Besën falë golit të Rexhës.

43′ Kastriot Rexha zhbllokon rezultatin, duke shënuar pas pasimit të Fitim Kasapit. 1:0 për Besën.

40′ Besa provon tri herë brenda pak sekondave, por goditjet e Mark Milicajt dhe Dukagjin Gashit u ndalën dy herë nga mbrojtja mysafire dhe një herë fatkeqësisht nga Kastriot Rexha. Mbetet 0:0.

35′ Mbetet pa gola, falë paraqitjeve të mira të portierëve Flamur Neziri dhe Artan Latifi.

Besa: Neziri, Kastrati, Fl. Papuqi, Fi. Papuqi, Gashi, Hasani, Duraku, Kasapi, Milicaj, Karahoda, Rexha.

Drita: Latifi, Haliti, Syla, Tusuni, Osmani, Limani, Bagjuku, Kelmendi, Murati, Limani, Shillova.