Sigal Prishtina ka shënuar fitore ndaj Rilski Sportist, në ndeshjen e parë finale të Ballkan Ligës. Kryeqytetasit triumfuan 74:72, dhe vetëm dy pikë epërsi nuk i garantojnë qetësi.
Ata nuk shfrytëzuan më mirë atmosferën perfekte të Plisave, që ishin lojtari i gjashtë i tyre.
Prishtina dështoi kryesisht në gjuajtjet për tri pikë. Ata në epërsi erdhën kryesisht në periudhën e fundit, pasi në tri të parat epërsia ishte në anën e bullgarëve.
Ndeshja e kthimit luhet pas një jave në Samokov të Bullgarisë. Prishtina duhet të mos humbë më shumë se dy pikë.
Raporti në mënyrë kronologjike.
Sigal Prishtina – Rilski Sportist 74:72
Çereku i katërt
– Mbyllet, fiton Prishtina, 74:72
– Edhe 24 sekonda.
– Edhe 40 sekonda. 74:72. Trajneri i Rilskin kërkon ‘time out-in’ e fundit.
– Edhe 1 min e 15 sekonda.
– “Hajde Prishtinë”, – thërrasin Plisat.
– Taylor i pandalshëm, vetëm dy pikë epërsi për Prishtinën, 74:72.
– Taylor, 74:70.
– Çfarë bllokade nga Stitt.
– Northtit, 74:68, rezultati momental.
– E Mavunga përkujdeset për 74:66.
– Plisat: “Prishtina kampion”
– Trajkovski te Mavunga, dhe 72:66. Detyrohet trajneri Bavçevski i Rilskit, të kërkojë 1 minutë pushim.
– Por, Bavçiq nuk ndalet, 70:66.
– Northtit me treshe, ngushtohet rezultati 67:66.
– Bozhov na hesht, 67:64, shënoi tri pikë.
– Edhe 5 minuta e 40 sekonda deri në fund.
– 67:60, Ilievski kërkon 1 minutë pushim.
– Bavçiqqqqqq ngrit tifozët në këmbë. Nëntë pikëdallim. Realizoi tri pikë, 67:56.
– 64:56:
– Rilski ende nuk ka shënuar, edhe 6 minuta deri në fund.
– Realizon edhe Stit, 62:56. Çfarë atmosfere.
– Aksion i mirë, Bavçiq shënon për katër pikë epërsi, 60:56.
– Blerim Mazreku nuk është inkuadruar fare sonte në lojë. Arsyet nuk dihen.
– Epërsia e dytë e Prishtinës: Mavunga për 58:56
___________________________________
Çereku i tretë (17:13)
– Mbyllet çereku i tretë, 55:56. Prishtina e fitoi këtë 10-minutësh 17:13.
– 54:56.
– Gabime të shumta nga të dyja skuadrat.
– Barazohet rezultati për herë të tretë sonte, 54:54. Shënoi Bavçiq.
– Më në fund Dardan Berisha me treshe. 52:54.
– Kuzhino… 49:54. Edhe 3 minuta.
– Azemi vjen me dy pikë, 49:52.
– Rakoçeviq realizon pikë të reja, 47:52.
– Shumë huqje të tri pikëve nga Prishtina. Nga tetë herë në këtë çerek humbën 7 sosh.
– 47:50.
– Edhe Trajkovski shënon, 47:48. Çfarë loje.
– Asiston mirë Hulls, Mavunga ngulit, 45:48.
– Berisha e Mavunga huqin gjuajtjet për tri pikë, por në anën tjetër Kozhov shënon treshe. 43:48.
– Taylorrrrr, rikthen epërsinë për Rilskin. 43:45. 16 pikë të tij.
– Jordan Hulls barazon rezultatin në 43:43.
– Nis çereku i tretë: Prishtina shënon e para 41:43.
___________________________________
Çereku i dytë (17:15)
– Mbyllet pjesa e parë.
– Dhheeee Trajkovski vjen me treshe. 38:43.
– As Hullsit nuk po ia do sonte.
– 35: 43.
– Fishkëllehet gjyqtari nga Plisat.
– Trajkovski ua fal dy pikë bullgarëve, 35:41.
– Bavçiq vjen me dy pikë, 35:39.
– Ivanov shënon tri pikë, 33:39.
– Tani nis ta teprojë Dardani. Tregohet vetjak.
– Plisat e shfrytëzojnë për të varguar këngët.
– Trajneri i Rilski kërkon 1 minutë pushim.
– Dardan Berishaaaa, 33:36.
– Berisha asiston, Bavçiq shënon, vetëm pesë pikëdallim. 31:36.
-29:36.
– Bllokadë e Trajkovskit, trajneri i Rilskit kërkon një minutë pushim. 28:36, rezultati momental.
– Edhe 5 minuta deri në fund të 10 minutëshit të dytë
– Vjen me treshe Berisha, 28:36.
– Ngjallet Dardan Berisha, 25:34.
– Georgiev dhe 23:34.
– 23:32. Plisat po thërrasin: “Hajde Prishtinë luaj me zemër”
– Iliev realizon për Rilskin. Epërsia më e lartë për udhëtuesit, 21:32.
– Nis çereku i dytë, sërish shënojnë mysafirët, 21:29.
________________________________
Çereku i parë (21:27)
– Mbyllet çereku i parë, 21:27.
– Stitt ngushton rezultatin në 21:24, por Taylor nuk ndalet, sërish treshe, 21:27.
– Rakoçeviq dhe 19:24.
– Azemi del, hyn Trajkovski dhe shënon për 19:22.
– 17:22, Kugjino shënoi.
– 17:20 Edin Baçiq shënon. Edmond Azemi po luan shumë mirë.
– Edin Bavçiq realizon tri pikë, 15:18.
– Gjashtë pikë epërsi për Rilskin, 12:18.
– Edhe katër minuta deri në fund të çerekut të parë
– Shënon Bavçiq, 12:16
– Taylor me treshe çon Rilskin në epërsi 10:16. 9 pikë të Taylorit.
– Edmond Azemi vjen me treshe, 10:13.
– Rilski në epërsi 7:10
– E ngulit Julian Mavunga, 7:4, por bullgarët nuk lëshojnë pe, 7:6.
– Nis ndeshja. Me tri pikët e para të Dardan Berishës, Prishtina epërsi 5:4
________________________________
– Koreografi fantastike nga Plisat.
________________________________
– Atmosferë perfekte nga tifozeria e Prishtinës, Plisat, të cilët pritet të jenë lojtari i gjashtë i bardhekaltërve. Salla është e stërmbushur.