Skandaloze: Përgjaket palestra, rrahën tifozët

Në Therandë po zhvillohet finalja e Ipko Kupës së Kosovës në basketboll, ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Pejës. Në minutat e para, Peja po luan më mirë.

Ndeshja ka eskaluar kur tifozët e Pepjës dhe Prishtinës kanë hyrë në sallë, janë gjuajtur më gurë dhe përgjakur. Ndeshja është ndërprerë.

Pas disa minutash është qetësuar gjendja në sallë dhe ka rifilluar ndeshja. Po zhvillohet pjesa e dytë (çereku i tretë). Peja po dominon.