Fiton Sigal Prishtina, Peja refuzon të luaj

Ndeshja e tretë e serisë finale të ETC Superligës së Kosovës në basketboll, ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Pejës është mbyllur para kohe. Një zyrtar i Pejës është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe për këtë arsye, basketbollistët pejan refuzuan që ta vazhdojnë ndeshjen në pjesën e dytë. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rezultat 29:6 në të mirë të Prishtinës.