Derbi baras, Istogu fitore me shije shpëtimi

Sot janë në program katër takime të Raiffeisen Superligës së Kosovës të xhiros së 29-të. ‘Luftohet’ për titull e mbijetesë.

Gazeta Olle.com, ju sjell çdo detaj nga këto takime: Prishtina – Trepça ’89, Feronikeli – Kosova (V), Drenica – Drita, Istogu – Ferizaj. Kujtojmë se vetëm ndeshja Feronikeli – Kosova e Vushtrrisë, luhet nga ora 15:00 derisa tri takimet tjera nga ora 16:00.

 

Feronikeli – Kosova (V) (3:1)

(mbyllet takimi)

82’ Demaku kishte raste të mirë por gjuajtja e tij e fortë ndalet nga Rashica.

GOL: 74’ Egzon Gashi  ka shënuar një euro-gol nga këndi i vdekur për 3:1.

63’ Feronikeli rrezikon me Livorekën por portieri mysafirë shpëton portën.

GOL: 52’ gjuan Hasani, topi devijohet nga Doshlaku dhe përfundon në rrjetë për 2:1.

Mbyllet pjesa e parë

GOL: 33′ Feronikeli e dyfishon epërsinë. Kësaj radhe shënon mesfushori Qemail Elshani.

GOL: 23′ Feronikeli kalon në epërsi me super-gol në Prizren. Shënon Përparim Livoreka me nje goditje alla ‘Marco Van Basten’.

16′ Feronikeli kaloi në epërsi, por goli u anuluan me pretekstin se sulmuesi Përparim Livoreka ishte në pozitë jashtë loje.

2′ Rrezikon Kosova e Vushtrrisë nëpërmjet Milot Rashicës, i cili e parabollon portierin por topi nuk shkon në portë.

1′ Feronikeli rrezikon që në minutën e parë. Përparim Livoreka tenton, por topi nuk shkon në portë.

Gjyqtarë: F.Tahiri. F.Jakupi. M.Qehaja. M.Baliu

 

Prishtina – Trepça ‘89 (0:0)

(mbyllet takimi)

88’ Haliti gjuan nga 30 metra me mund e mbron Manxholli.

68’ Kurtishaj i vetëm para Bekajt , por qëllon rrjetën e jashtshme.

63’ Mentor Zhdrella gjuan fuqishëm por Manxholli shpëton një gol të sigurt.

48’ Mentor Zhdrella me një pasim maestral gjen Kelmendin i cili ng afërsia nuk shënon.

44’ Musaj harkon bukur në zonë, por Diar Musafa nuk qëllon në portën e zbrazët.

39’ Kurtishaj gjuan me kthim por jashtë portës.

36’ Zhdella pason bukur te Osmani i cili i vetëm përballë Manxhollit dështon duke gjuajtur në trup të portierit.

27’ Krasniqi gjuan bulkur por topi shkon ngjitur me shtyllën e Manxhollit.

4’ rrezikon bukur me kokë Kurtishaj por mbron Bekaj.

Prishtina: Bekaj, Thaqi, Kuka, Ramadanaj, Haxhaj, Krasniqi, Ramadani, Zhdrella, Kelmendi, Gashi, Osmani. Trajner: Ramiz Krasniqi.

Trepça ’89: Manxholli, Musaj, Idrizi, Izmaku, Bekteshi, Kaqiku, Peci, A. Mustafa, D. Mustafa, Hyseni, Kurtishaj. Trajner: Afrim Tovërlani.

Gjyqtarë: T.Maloku. A.Ejupi. S,Haziri.B.Batalli

 

Drenica – Drita (0:0)

(mbyllet takimi)

77’ Drita rrezikon me Kelmendin dhe Ramushin por pa sukses.

47’ Sejdiu rast të bukur por nuk gjendet mirë dhe humb rastin për gol.

Drenica kishte një iniciativë të lehtë në pjesën e parë por pa sukses.

Gjyqtarë G.Shala. L.Muhadri. F.Sekiraqa.I.Shuleta

 

Istogu – Ferizaj (2:1)

(mbyllet takimi)

GOL  90’ Bytyqi ka shënuar për Ferizajn më momentet e fundit të kësaj ndeshjeje.

GOL: 69’ Istogu ka lauar në epërsi në 2:0. Kushtrim Gashi ishte ai që shënoi golin e dytë.

66’ Përsëri Saliagiq dhe Arifaj rrezikojnë por nuk arrinë të ngrisin rezultatin.

61’ Saliagiq para portierit Rexhepi, por nuk shënon.

45’ Mavraj gjuan fuqishëm nga lartg por topi nuk futet në portë.

37′ Tershana rrezikon por pa sukses.

 GOL: 10’ Fatlum Gashi ka kaluar në epërsi skuadrën e Istogut.

Istogu: Hajrizaj, Morina, Ademaj, Kastrari, K. Gashi, Dervishaj, Mavraj, Maxharraj, F. Gashi, Arifaj, Saliagiq. Trajner: Nazmi Rama.

Ferizaj:Rexhepi, Hyseni, V. Rexhepi, Krasniqi, F. Shabani, Berisha, Bushi, Tershana, Ahmeti, Muhaxheri, Bytyqi. Trajner: Betim Sylejmani.

Gjyqtarë: N.Rraci. B.Morina. R.Hyseni. S.Isufi