Fitojnë Feronikeli e Prishtina, ndalet Hajvalia

Feronikeli e Prishtina kanë kryer detyrën ndaj Ferizajt e Drenicës. Lideri mundi 4:0 Ferizajn, ndërsa prishtinasit fituan 3:0 ndaj Drenicës.

Ndërkohë, Hajvalia u ndal në “Demush Mavraj”, pasi humbi 2:1, edhe pse ishte duke fituar 1:0. Besnik Krasniqi shënoi të dy golat për vendasit.

Në Vushtrri, fitore shënoi Kosova e Vushtrrisë, që mundi 1:0 Trepçën, me golin e Faruk Statovcit.

Renditjes vazhdon t’i prijë Feronikeli, e ndjekur nga Prishtina.

 

Rezultatet – Java 20

 

Prishtina – Drenica          3:0

Feronikeli – Ferizaj          4:0

Kosova V – Trepça           1:0

Istogu – Hajvalia               2:1

Trepça ’89 – Vëllaznimi  2:0

Besa – Drita                        1:0

 

 

 

PRISHTINA – DRENICA 3:0

88′ Supergol në Prishtinë. Realizon Gentrit Begolli nga mbi 20 metra, për 3:0

77′ Goool. Mentor Zhdrella qëllon shtyllën, nga topi i kthyer realizon sërish Labinot Osmani, 2:0.

74′ Çfarë depërtimi nga Zhdrella, del i vetëm me portierin Sadiku, kërkon penallti, por ndëshkohet me karton të verdhë për simulim

70′ Edhe Mentor Zhdrella për pak nuk shënon

68′ Çfarë rasti nga Drenica, Fetah Ibrahimi nuk mposht super Visar Bekajn, e në anën tjetër Kelmendi huq mundësi të artë. Dy raste të mira në kryeqytet.

59′ Edhe Shend Kelmendi rrezikon, por pa sukses

57′ Endrit Krasniqi del i vetëm me portier, godet shtyllën, rast ideal për Prishtinën

55′ F.Krasniqi del, hyn Sh. Kelmendi

51′ Drenica ka rastin më të mirë, por nuk shfrytëzohet

50′ Hysen Tahiri nga afër nuk qëllon saktë

47′ Kundërsulm i Prishtinës, që nuk shfrytëzohet mirë

________

45′ Mbyllet pjesa e parë

43′ Gooool….Labinot Osmani nga e djathta mposht Burim Sadikun për 1:0

labi

40′ Durim Gashit të Prishtinës nuk i ndez parabolla, rast i mirë

37′ Dren Gashi sërish kërcënon, pret Bekaj.

25′ Tifozeria Plisat po qëndrojnë në tribunën Perëndimore.

prishtinaaaa

10′ Dren Gashi për pak nuk shënon për Drenicën

–  Pak shikues në stadiumin e kryeqyetit.

 

PRISHTINA: Bekaj, Kuka, Ramadanaj, Kuka, Haliti, E. Krasniqi, D. Krasniqi, Gashi, F.Krasniqi, Osmani, Zhdrella. Trajner: Bylbyl Sokoli

 

DRENICA:  Sadiku, Ibrahimi, Bejta, Cakaj, Geci, Syla, Thaqi, Dushi, Tahiri, Sejdiu, Gashi. Trajner: Tahir Lushtaku.

 

FERONIKELI – FERIZAJ  4:0

90+’ Lulëzim Doshlaku shënon për 4:0. Supergol nga ai.

80′ Mendorim Olluri vjen me një tjetër gol, 3:0.

ferrr

77′ Goooollll. Mendurim Olluri realizon golin e dytë për Feronikelin. 2:0.

74′ Gooooollll. Shënon Feronikeli. Autor Lapidar Lladrovci. Ai shënoi pas një harkimi në zonë.

69′ Feronikeli po bënë përpjekje të mëdha për të gjetur golin e epërsisë, por asessi t’ia dalë

45′ Mbyllet pjesa e parë

31′ Lapidar Lladrovci gjuan nga goditja e lirë, por pa problem për portierin mysafir

feronikeliiiii

20′ Dominim i Feronikelit.

15′ Pa raste në “Bajram Aliu”.

 

FERONIKELI: Kolshi, Doshlaku, Shala, Gërbeshi, Lladrovci, Qorri, Shabani, Bardhi, Gashi, Elshani, Livoreka. Trajner: Gani Sejdiu

 

FERIZAJ: Rexhepi, Halimi, B.Shabani, Idrizi, Qerkini, Istregi, Berisha, Bushi, Bytyqi, Rusi, Tërshana. Trajner: Rexhep Murseli.

 

ISTOGU – HAJVALIA 2:1

90+4′ Shënon Besnik Krasniqi. Çfarë kthese 2:1.

90+3′ Penallti për Istogun.

90′ Enis Zabërxha huq tjetër rast të mirë

88′ Rast ideal për Hajvalinë, nga vija e portës largojnë topin vendasit. Gabim i portierit, Ilir Avdyli

84′ Barazon Istogu. Eshtë Besnik Krasniqi, ai që shënon për 1:1. 

70′ Istogu po bënë çmos për të shënuar, por kot

54′ Suad Saliagiq i vendasve qëllon shtyllën e majtë nga afërsia

52′ Ndërrim te Hajvalia. Del Pevqeli, hyn Ramadani.

50′ Tifozët vendas po hedhin fishekzjarre në fushë

45+1′ Mbyllet pjesa e parë me epërsinë e Hajvalisë

25′ Istogu po rrezikon më shpesh, por goditjet e tyre nuk po sjellin sukses.

hajvaliaaa

 

12′ Istogu kërkon penallti, pasi sipas tyre një lojtar i Hajvalisë luajti me dorë.

9′ Semir Zeneli lëshon rast ideal.

5′ Hajvalia ka kaluar në epërsi, 0:1. Autor, Mërgim Pevqeli. Ai gjuan nga 20 metra, goditja nuk ishte e fortë, por portieri vendas rrëshqet, dhe nuk arrin të ndalë topin.

 

– Istogu e Hajvalia po luajnë në një fushë të rënduar për lojë, për shkak të shirave.

 

ISTOGU: Hajrizi, Morina, Kastrati, Shabanaj, Bruqi, Krasniqi, Gashi, Jahaj, Saliagiq, Arifaj. Trajner: Nazmi Rama.

 

HAJVALIA: Avdyli, Islami, Hashani, Dragusha, Leci, Ahmeti, Hamiti, Pevqeli, Pacolli, Guraziu, Zeneli. Trajner: Ismet Munishi

 

KOSOVA (V) – TREPÇA 1:0

 

70′ Më në fund shënon edhe Kosova e Vushtrrisë. Pas shumë rasteve, dhe ndaljeve të Milot Rashicës, realizon Faruk Statovci për 1:0. 

50′ Babaj pati rast të mirë, kurse për skuadrën e tij po shquhet portieri Ymeri, që nuk po i lë vendasit të shënojnë

45′ Në tre minutat e fundit, vendasit sulmuan parreshtur, por goditjet e tyre u ndalën nga Ferid Ymeri.

26′ Ahmeti sërish tenton të befasojë portierin Ymeri, por pa sukses.

15′ Liridon Ahmeti nuk qëllon për pak portën mysafire.

10′ Dominon Kosova e Vushtrrisë.

5′ 200 shikues po e përcjellin takimin në Vushtrri.