Historike Sigal Prishtina në finale të Ligës Ballkanike

Çereku i katërt

Sigal Prishtina shkruan historinë duke arritur që të kualifikohen në finale të Ligës Ballkanike, edhe përkundër humbjes në ndeshjen e dytë ndaj Kozhuvit me rezultat 86:80

 

Në ndeshjen e parë kryeqytetasit kishin arritur fitore me plus 24 pikë dallim duke bërë kështu që fal fitores në kryeqytet të kalojnë në finale.

Çereku i tretë

Periudhën e tretë më mirë e nisën lojtarët e Kozhuvit të cilët arritën të rrisin epërsinë e tyre me rezultat 54:46, fal gabimeve të shumta të bëra nga lojtarët kryeqytetas.

 

Por në minutat në vazhdim Edin Bavqiq dhe Dardan Berisha ishin basketbollistët në këtë periudhë duke barazuar fillimisht rezultatin në 63:63.

Deri në fund të periudhë së tretë Kozhuv shkoj në epërsi me rezultat 73:66.

_______________________

Çereku i dytë

 

Edhe periudha e dytë ishte e baraspeshuar ku të dy skuadrat tregoheshin të kujdesshme.

Basketbollistët e Kozhuvit mundoheshin kryesisht të rritin epërsin e tyre por një gjë të tillë nuk e lejuan lojtarët prishtinas të cilët arritën fillimisht të barazonin rezultatin 45:45.

Fundi i pjesës së parë tregonte rezultat 47:45, në favor të Kozhuvit.

 

_________________________

Çereku i parë

 

Priudha e parë e ndeshjes ishte e dominuar në fillim nga Kozhuvi, por ishin prishtinasit të cilët u rikthyen epërsinë e krijuar nga Kozhuvi.

Sigal Prishtina ka arritur që të rikthehet duke barazuar fillimisht rezultatin në 23:23, për të kaluar më pas në epërsi 26:23, dy minuta pa përfunduar ndeshja.

Deri në fund kryeqytetasit arritën që të shkonin në pushim me rezultat 26:25