Mbyllet kryendeshja, Peja ‘rehaton’ Prishtinën

Peja – Sigal Prishtina 82:79

 

Peja ka mposhtur Sigal Prishtinën në kryendeshjen e javës 23 të ETC Superligës së Kosovës në basketboll. 82:79 ishte rezultati përfundimtar, në një ndeshje plotë dramë.

Prishtina në të shumtën e kohës ishte në epërsi, falë tresheve të shumta, sidomos të Mavungas e Trajkovskit, por në fund, pejanët të prire nga Wise që shënoi 30 pikë, fituan me tri pikë epërsi.

Lojtari i gjashtë i tyre ishin tifozët që kishin stërmbushur Palestrën ‘Karagaçi’. Prishtinës nuk i ndihmoi as Dardan Berisha, që u rikthye nga lëndimi.

 

Raporti live:

 

Çereku i katërt (25:19)

– Peja barazon rezultatin, falë Veselit, 68:68

– 69:70 kur kanë mbetur edhe 4 minuta e 20 sekonda.

– Wise shënon pikën e 26-të, 71:69

– Alban Veseli shkakton pesë gabime personale dhe lëshon parketin. Hyn Rron Grapci.

– Edhe 3:20 sec. deri në fund.

– 74:70 për Pejën, shënon Brkiq.

– 76:72, shënojnë Mavunga e Wise

– Mavunga shënon treshen e pestë me radhë, 76:75

– Trajkovski rikthen Prishtinën në epërsi 76:77, kur kanë mbetur edhe 1:45 sec.

– 78:77 për Pejën.

– Wise dhe Peja avancon 80:77. 30 pikë të Wise.

– 82:77, Peja pranë fitores.

– Mbyllet takimi, fiton Peja 82:79.

 

Çereku i tretë (21:18)

 

Dramë në Karagaçi. Peja ngushton dhe barazon rezultatin, por një treshe në sekondën e fundit e Trajkovskit, bënë që Prishtina të mbyll periudhën e tretë me epërsi 60:57. Ky dhjetë minutësh kaloi në dominim të Pejës, të cilët e fituan 21:18.

 

Raporti

– Prishtina e nis mirë edhe çerekun e tretë. Dardan Berisha me pesë pikë rresht, çon rezultatin në 37:48.

– 43:52 rezultati momental, kur kanë mbetur edhe 4 minuta e 30 sekonda.

 

 

Çereku i dytë (17:23)

Sigal Prishtina ka përmbytur epërsinë e Pejës të krijuar në çerekun e parë. Kryeqytetasit e fituan bindshëm periudhën e dytë, falë tresheve të Trajkovskit, Mazrekut e Mekajt, duke krijuar epërsi prej 10 pikëve, 40:30. Në dy minutat e fundit, Peja ia del të kthehet paksa në lojë për të shkuar në pushim me shifrat, 36:42.

Gjatë këtij çereku, Prishtina shënoi gjashtë treshe.

 

Raporti minutë pas minute

– Me treshen e Trajkovskin, Sigal Prishtina kalon për herë të parë në epërsi, 18:20.

– Treshe shënon edhe Mavunga, që dërgon rezultatin në 18:23.

– Rezultati momental, 22:25.

– Kërkohet gabim teknik për trajnerin e Prishtinën, Marjan Ilievskit, dhe kështu veprojnë gjyqtarët.

– Leonart Mekaj shënon treshe, 24:28.

– Shtatë pikë epërsi për kryeqytetasit (24:31), kur kanë mbetur edhe 4 minuta e 30 sekonda.

– Wise shënon treshen e tretë për Pejën, 27:31, por ia kthen menjëherë Mavunga, 27:34.

– Vjen treshja e tetë për Prishtinën, 27:37, por ia kthen Drilon Hajrizi, 30:37.

– Loja po luhet kryesisht me treshe.

– Mavunga i pandalshëm, vjen tre-pikëshi i tretë i tij. Epërsia më e lart e Prishtinës, 30:40.

– Wise me katër pikë, zbut epërsinë e Prishtinës, 34:40.

 

Çereku i parë (19:17)

 

Eshtë mbyllur çereku i parë me epërsinë minimale të Pejës, 19:17.

 

– Peja e nis mirë takimin duke kaluar në epërsi 8:2. Mysafirët pikët e vetme i shënuan nga gjuajtjet e lira.

– Katër minuta e gjysmë pa u mbyllur çereku i parë, Peja avancon 10:8.

– Rikthehet pas një kohe të gjatë në parket, Dardan Berisha.

– Edhe 1 minutë e 20 sekonda, Peja – Sigal Prishtina 16:12.

– Veseli e Trajkovski shënojnë treshe.

 

 

(E plotësuar)

 

Lajmi i fundit: Konfirmohet rikthimi i Dardan Berishës nga lëndimi. Ai pritet të ndihmojë Sigal Prishtinën. Ndeshja pritet të nis për pak minuta. Të pranishëm janë rreth 2500 tifozë

 

 

(E plotësuar)

Kryendeshja e javës 23 të ETC Superligës së Kosovës në basketboll, zhvillohet mes Pejës dhe Sigal Prishtinës.

Takimi luhet në “Karagaç” të Pejës, derisa për tifozët që nuk do të jenë të pranishëm në sallë, Gazeta Olle ju sjell nga vendi i ngjarjes gjithë atë që do të ndodh.

Palestra është stërmbushur gati gjysmë ore para takimit, që nis në ora 19:30. (Gazeta Olle)