Prishtina ka shënuar fitore të madhe në Vushtrri, pasi e mposhti Kosovën 1:0. Me këtë fitore ata ruajtën hapin me Feronikelin në vetëm tri pikë dallim.
Heroi prishtinas ishte vushtrriasi, Labinot Osmani.
Në “Riza Lushta”, Trepça ’89 e ndalë Besën, me të cilën luajti 1:1. Albert Kaçiku shënoi për vendasit, derisa Mark Milicaj për mysafirët.
Hajvalia nuk do të luftojë më për titull kampioni, pasi këtë ia mohoi sot Drenica, me të cilën luajti 0:0 në “Riza Lushta”.
Drita fitoi duelin dramatik të mbijetesës me Istogun, 2:1, kurse Vëllaznimi fitoi me shifra të njëjta në Ferizaj, ndaj skuadrës me të njëjtin emër.
Raportet në mënyrë kronologjike
Trepça ‘89 – Besa (1:1)
Mbyllet ndeshja
65′ Besa e barazon rezultatin. Është Mark Milicaj ia i cili i barazon shifrat në 1:1.
33′ Trepça ’89 humb penalti. Kreshnik Lushaktu gjuan, por portieri Valmir Bytyqi, e pret goditjen nga 11-metra.
GOL: 13′ Trepça ’89 kalon në epërsi. Ibrahim Peci harkon nga këndi, Albert Kaçiku realizon me kokë.
Formacionet zyrtare
Trepça ’89: Beqiri, Izmaku, Berisha, Hyseni, Peci, Idrizi, D. Mustafa, Lushtaku, Kaçiku, Musaj, A. Mustafa. Trajner: Afrim Tovërlani.
Besa: Bytyqi, Cacaj, Fi. Papuqi, Flo. Papuqi, Gashi, Milicaj, Hasani, Karahoda, Rexha, Dabiqaj, Qorraj. Trajner: Arbnor Morina.
Kosova (V) – Prishtina (0:1)
Mbyllet ndeshja
70′ Kosova mbetet me dhjetë lojtarë në fushë. Portieri petrit Tahiri ndëshkohet me kartonë të kuq. Portën po e mbron mesfushori Daut Maxhuni.
67′ Prishtina lëshon mundësi nëpërmjet Durim Gashit.
GOL: 33′ Prishtina kalon në epërsi. Shënon Labinot Osmani.
27′ Rrezikon Kosova nëpërmjet Veton Shabanit, i cili nga afërsia lëshon mundësi të artë.
Formacionet zyrtare
Kosova (V): Tahiri, Gërxhaliu, Ahmeti, Vokshi, Pantina, Statovci, Kera, Rashica, Shabani, Maxhuni, Zuaqku. Trajner: Bekim Shotani.
Prishtina: Bekaj, Thaqi, Ramadani, Kukaj, Haxhaj, Kuka, D. Krasniqi, Zhdrella, Kelmendi, Gashi, Osmani. Trajner: Ramiz Krasniqi.
Hajvalia – Drenica (0:0)
Mbyllet ndeshja
50′ Hajvalia lëshon edhe një mundësi. Mërgim Pefqeli depërton bukur në zonë, por goditjen e topit nga ai e pret portieri Burim Sadiku.
45′ Fillim Guraziu i Hajvalisë e godet shtyllën nga 5-6 metra.
45′ Dren Gashi humb rast ideal për ta kaluar Drenicën në epërsi.
42′ Lojë e qetë në Kizhnicë. Hajvalia është më kërkuese por nuk po arrin të shënojë.
Formacionet zyrtare
Hajvalia: Troshupa, Hashani, Dragusha, Ramadani, Hamiti, Zeneli, Ahmeti, Islami, Guraziu, Prekazi, Pefqeli. Trajner: Naser Prapashtica.
Drenica: Sadiku, Ibrahimi, Bejta, Cakaj, Geci, Syla, Sejdiu, Osmani, Maloku, Mehmeti, Gashi. Trajner: Tahir Lushtaku.
Ferizaj – Vëllaznimi (1:2)
Mbyllet ndeshja
87′ Vëllaznimi e rikthen epërsinë. Nikoliqi shënon për 2:1.
GOL: 23′ Ferizaj e barazon rezultatin. Shënon Muhabi Bushi.
GOL: 4′ Sulmuesi Mevlan Zeka e kalon Vëllaznimin në epërsi.
Formacionet zyrtare
Ferizaj: Rexhepi, Istrefi, Shabani, Qerkini, Tershana, Berisha, Idrizi, Bushi, Piraj, Rusi, Bytyqi. Trajner: Betim Sylejmani.
Vëllaznimi: Muhaxhiri, Qarkagjia, Rama, Gjeraj, Syla, Dylazeka, Morina, Dushi, Rudi, Zeka, Nuza. Trajner: Genc Hoxha.
Drita –Istogu (2:1)
Mbyllet ndeshja
90+’ Istogu mbetet me dhjetë lojtar. Përjashtohet Besnik Krasniqi
GOL: 73′ Drita kalon në epërsi. Shënon Almedin Murati.
Gol: 71′ Ismet Ramushi e barazon rezultatin në 1:1 nga penaltia.
GOL: 65′ Fatlum Gashi shënon eurogol për Istogun.
40′ Drita po dominon por assesi të realizojë.
Formacionet zyrtare
Drita: Latifi, Osmani, Baxhuku, Limani, Tusuni, Kastrati, Hajdari, Haliti, Limani, Murati, Syla. Trajner: Shefket Sermaxhaj.
Istogu: Hajrizaj, Krasniqi, Kastrati, Morina, Saliagiq, Bruqi, Arifaj, F. Gashi, Shabanaj, Ademaj, Dervishaj. Trajner: Nazmi Rama.