Haxhi Krasniqi i pa fat, fiton Brahmer

Juergen Brahmer ka mposhtur Haxhi Krasniqin, i cili për shkak të lëndimit të marrë në raundin e nëntë nga goditjet e Brahmerit, bëri që gjyqtarët të ndërpresin meçin.

Pikërisht në raundin 9, Haxhia mori një goditje të rëndë, nga e cila mezi qëndroi në këmbë, kurse fytyra iu mbulua me gjak.

Krasniqi kështu humb për herë të dytë rastin historik për të fituar titullin e kampionit të botës. Gjatë tërë meçin ai ishte më i mirë se Brahmer, por një goditje e marrë në raundin 9, e bëri të pamundur që ai të vazhdojë luftën.

“Jam shumë i zhgënjyer. I uroj fitore kolegut tim, më duhet një qetësi që të gjejë ku kam gabuar. Unë nuk do të ndalem deri në arritjen e qëllimit tim, titullin e botës”, deklaroi Krasniqi pas ndeshjes.

Lufta në raunde

Raundi i nëntë: Kur Krasniqi dominonte me goditje, merr një të tillë nga Brahmer që e detyron gjyqtarin t’ia numërojë sekondat. Fytyra e tij u mbulua me gjak, dhe mezi ia del të mbyll këtë raund. Dominim i madh i Brahmeri, përfundon meçi.      

Raundi i tetë: Tre minutësh i dominuar më shumë nga Brahmer, I cili i dha një goditje të fortë në kundërsulm. Krasniqit ka mundur t’i kushtojë ky raund.

Raundi i shtatë: Raundi i Haxhi Krasniqi, pa asnjë diskutim. Zhvilloi luftëe nga afërsia dhe shpërndau disa goditje të mira. U rikthye mirë pas raundit paraprak kur vetëm u mbrojtë.

Raundi i gjashtë: Ndihet paksa lodhje te Krasniqi, kur ky raund dominohet më shumë nga Braehmer, i cili dha më shumë goditje për Krasniqin, që më shumë u mbrojtë.

Raundi i pestë: Brahmer mundohet ta shfrytëzojë gabimet e Krasniqit, por ky i fundit me përqafime mundohet t’i tejkalojë ato. Një raund i barabartë, në krahasim me të kaluarit kur po dominon Haxhia.

Raundi i katërt: Krasniqi e sulmon më shumë, i jep edhe dy goditje direkte, kurse Braehmer vetëm mbrohej. Ai pas rënies së gongut godet paksa boksierin shqiptar.

Raundi i tretë: Sërish Krasniqi është ai që godet i pari Brahmerin, i cili tek kah fundi shpërndanë goditjet e tij. Luftë e hapur u zhvilluar edhe në këtë raund. Krasniqi dha një aperkaut të mirë.

Raundi i dytë: Luftë e pakompromis. Krasniqi bukur e godet dy herë Brahmerin, të cilin e qetë në pozitë të keqe, por kah fundi i këtij raundi, merr një goditje Haxhia, por që mirë lirohet nga presioni i kndërshtarit. Epërsi e mirë e Haxhisë.

Raundi i parë: Tre minutëshi i parë kaloi i baraspeshuar. Krasniqi respektonte kundërshtarin, duke u mbrojtur më shumë, dhe pritur ndonjë gabim të Brahmerit, derisa ky i fundit tentonte të sulmonte më shumë.

Dhe vjen momenti. Ngjitet në ring me veshje kuqezi Haxhi Krasniqi. Atë e përcjell kënga, Baresha.

Po intonohet himni gjerman.

(E plotësuar)

Shtyhet dalja e Haxhi Krasniqit në ring. Ai do të ngjitet në ring rreth orës 23:00.

(E plotësuar)

Kanë mbetur dhe pak minuta para meçit më të madh për shqiptar, Haxhi Krasniqi – Juergen Brahmer, që do të zhvillohet në Roshtok, për titullin kampion të Botës.

Për pak minuta, boksierët pritet të ngjiten në ring.

Gazeta Olle do t’ju informojë live për meçin.