Prishtina e humb hapin

Prishtina ka dështuar që të nxjerrë pikë në Kizhnicë, duke u mundur nga Hajvalia me rezultat 2:0. Prishtinasit në këtë mënyrë i kanë zbehur dukshëm gjasat për titullin e kampionit.

Kampioni në fuqi, Kosova e Vushtrrisë ka luajtur baras në fushën e saj me Vëllaznimin që po synon mbijetesën (0:0), kurse Istogu e mundi Trepçën në fushën e kësaj të fundit me shifrat 3:0.

Drita që gjithashtu po ‘lufton’ për mbijetesë, e mundi Ferizajn në fushën e saj me rezultat 2:1.

Hajvalia – Prishtina              (2:0)

Mbyllet ndeshja

GOL: 84′ Hajvalia e shënon edhe golin e dytë. Mërgim Pefqeli realizon për 2:0. Hajvalia – Prishtina (2:0).

60′ Prishtina po dominon në pjesën e dytë, por assesi ta barazoj rezultatin.

Mbyllet pjesa e parë

GOL: 32′ Semir Zeneli shënon në portën e Prishtinës të ruajtur nga Visar Bekaj. Hajvalia – Prishtina (1:0).

30′ Lojë korrekte në Kizhnicë. Po zhvillohet një lojë cilësore nga të dyja ekipet.

Gjyqtarë: H. Hajdari. D. Preniqi. K. Bajrami. M. Bejtullahu

 

Kosova (V) – Vëllaznimi       (0:0)

Mbyllet ndeshja

63′ Kosova po dominon në pjesën e dytë, por golat po mungojnë.

Mbyllet pjesa e parë

43′ Pak minuta pa u mbyllur pjesa e parë, rezultati vazhdon të jetë i barabartë (0:0).

Gjyqtarë: B. Gashi. J. Musolli. F. Abrashi. I. Ceraviku

 

Trepça – Istogu                     (0:3)

Mbyllet ndeshja

GOL: 60′ Istogu e ngritë epërsinë në 0:3. Shënon Granit Arifaj.

Mbyllet pjesa e parë

Gol: 42′ Edon Mavraj shënon në portën e Trepçës për 0:2.

GOL: 9′ Fatlum Gashi  e kalon Istogun në epërsi (0:1).

Gjyqtarë: G. Shala. B. Morina. V. Kelmendi. T. Maloku

 

Ferizaj – Drita                       (1:2)

Mbyllet ndeshja

72′ Mesfushori i Dritës, Shqipërim Kelmendi rrezikon nga afërsia, por kot.

67′ Vazhdon rezultati 1:2 në të mirë të Dritës. Gjilanasit po luajnë më mirë edhe në pjesën e dytë.

Mbyllet pjesa e parë

GOL: 45′ Përparim Osmani shënon për Dritën (1:2).

GOL:20′ Taulant Haliti e barazon rezultatin në 1:1.

GOL: 9′ Muhabi Bushi e kalon Istogun në epërsi (1:0).

Gjyqtarë: B. Jahmurataj. S. Berisha. M. Berisha. G. Nuza