Drenica fiton me golin e Dren Gashit

Live: Drenica – Hajvalia

(E plotësuar)

Është mbyllur ndeshja në stadiumin ‘Bajram Aliu’. Drenica arriti fitore ndaj Hajvalisë me shifrat 1:0, pas golit të realizuar nga sulmuesi i ri, Dren Gashi.

Futbollisti i Drenicës, Muharrem Musa pësoi një lëndim ndërkohë që trajneri i Hajvalisë, Ismet Munishi, kërkoi një ‘shtrat’ për futbollistët drenicas. Reagon ashpër trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku, ndaj Munishit.

(E plotësuar)

Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes me shifrat 1:0 në të mirë të Drenicës, me golin e vetëm të realizuar nga Dren Gashi.

Kjo pjesë solli edhe shumë kartonë të verdhë teksa iu tërhoq vërejtja edhe trajnerit të Drenicës, Tahir Lushtaku për shkak të presionit në gjyqtarë.

 

(E plotësuar)

Nuk kanë kaluar as tre minuta, dhe Drenica ka shënuar golin e parë (1:0) në takimin me Hajvalinë. Një asistim të mirë të Fetah Ibrahimit, e ka shndërruar në gol sulmuesi i ri, Dren Gashi.

Ndeshja po luhet në “Bajram Aliu” në një atmosferë të zjarrtë.

 

(E plotësuar)

 

Drenica – Hajvalia, formacionet zyrtare

 

Drenica – Hajvalia, është takimi i vetëm që luhet sot në kuadër të javës 17 të Raiffeisen Superligës, e që fillon në ora 13:00.

Gazeta Olle ka siguruar formacionet zyrtare të të dyja skuadrave. Ndërkohë në protokollin e Hajvalisë, figurojnë dy kryetrajnerë: Naser Prapashtica dhe Ismet Munishi.

 

DRENICA: Burim Sadiku, Fetah Ibrahimi, Muharrem Musa, Ismet Cakaj, Sami Geci, Liridon Syla, Arbios Thaqi, Besart Dushi, Qëndrim Sejdiu, Hysen Tahiri, Dren Gashi. Trajner: Tahir Lushtaku

 

HAJVALIA: Ilir Avdyli, Përparim Islami, Gëzim Gashi, Arbër Prekazi, Alban Dragusha, Fillim Guraziu, Fatlum Ramadani, Semir Zeneli, Azem Ahmeti, Genc Hamiti, Enis Zabërgja: Kryetrajnerë: Naser Prapashtica, Ismet Munishi.

 

Ndeshja drejtohet nga gjyqtari Kreshnik Vula.