Kosova barazon me Frankfurtin

LIVE, Eintracht Frankfurt – Kosova (0:0)

Përfaqësuesja e Kosovës ka barazuar në ndeshjen miqësore të zhvilluar ndaj Eintracht Frankfurtit të zhvilluar në Gjermani me rezultat 0:0. Loja ishte me raste nga të dyja palët por munguan golat.

(E plotësuar)

Minuta 4′: Kosova në katër minutat e takimit po luan mirë dhe ka fituar një goditje nga këndi.

Minuta 15′: Rrezikon Eintracht me një goditje të fortë por topi shkon jashtë portës së Ujkanit.

Minuta 19′: Frankurti pati një rast të mirë me anë të lojtarit Sonny Kittel, por goditja e tij u bllokua nga mbrojtja e përfaqësueses së Kosovë

Minuta 26:  Rast ideal shënimi për Kosovën! Supertalenti, Bersant Celina gjuajti bukur në portën kundëreshtare, por portieri i gjermanëve, Kevin Trapp me një pritje të bukur ia mohoi golin anëtarit të Manchester Cityt.

Minuta 33′: Nelson Valdez godet por jo sa për të shkuar topi në portën e Ujkanit.

Minuta 39′: Frankfurti afër golit të parë. Luca Waldchmidt huqi një rast ideal shënimi për gjermanët. Ai nuk arriti të realizojë nga afro 11 metra. Rezultati momental, 0:0.

Minuta 42′: Zverdhet Avni Pepa.

Mbyllet pjesa e parë (0:0).

Nis pjesa e dytë

Minuta 46’: Gjermanët rrezikojnë me të filluar pjesa e dytë. Felix Wiedwald rrezikon për vendasit.

Minuta58′: Talenti i Kosovës së Vushtrrisë, Milot Rashica pritet të hyjë në lojë.

Minuta 59′: Po zhvillohet minuta e 59-të dhe futbollistët kosovar kishin dy shanse të mira shënimi por nuk arritën t’i konkretizonin.

Minuta 62′: Sulmuesi Bersant Celina ishte në rast të mirë shënimi por goditja e këtij të fundit përfundoi pranë shtyllë së portierit vendas.

Minuta 73′: Luca Waldschmidt provon nga 16-metra por kot.

Minuta 76′: Del Bersant Celina, futet në lojë Milot Rashica.

Pëfundon ndeshja Enitracht – Kosova (0:0)

 

Kosova po luan me këtë përbërje:

 

Samir Ujkani

Fanol Perdedaj – Avni Pepa – Ilir Berisha – Kristian Nushi

Faton Toski– Enis Alushi

Bersant Celina  – Besart Halimi – Valmir Sylejmani

Erton Fejzullahu

Përzgjedhës: Albert Bunjaku