Drenica e ‘rehaton’ Besën

Dy skuadra me objektiva të kundërta në këtë edicion, e sfiduan njëra-tjetrën sot në stadiumin ‘Bajram Aliu’ në Skënderaj, në kuadër të javës së 19-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll.

Drenica e mundi Besën me shifrat 3:0 me golat e realizuara nga Sami Geci, Besart Dushi dhe Hysen Tahiri.

Loja

Mbyllet ndeshja Drenica – Besa, me rezultat 3:0.

Goditet me shishe Papuqi i Besës. Pas disa minutave u rikthye në lojë.

GOL:  Drenica shënon edhe golin e tretë në minutën e 73. Kësaj radhe realizon Hysen Tahiri. Goli ishte i dyshimtë pasi që nuk dihet nëse e ka kaluar apo jo vijën e fundit.

Drenica tenton golin e tretë në minutën e 60, kur Hysen Tahiri, tenton nga goditja e lirë nga e majta por topi shkon mbi portën e portierit të Besës, Flamur Neziri.

Futbollistët e Besës ‘vërsulën’ drejt gjyqtarit anësor Fatmir Sekiraqa, nga i cili kërkojnë sqarim.

Sulmuesi i Besës, Kastriot Rexha e ‘teston’ portierin Sadiku me një goditje më kokë në minutën e 41 por Sadiku ‘fluturoi’ dhe e largoi rrezikun.

Fetim kasapi lëshoi mundësi të artë në minutën e 42 kur goditi nga afërsia por topi shkoi ngjitur më shtyllën e Sadikut.

Tek në minutën e 23, Besa ‘njoftohet’ për herë të parë me portën e Drenicës të ruajtur nga Burim Sadiku. Fetim Kasapi godet nga rreth 25 metra por topi nuk shkoi në vendin ku u nis (portë).

GOL: Drenica a ka dyfishuar epërsisë në minutën e pestë. Hysen Tahiri shërbeu në zonë Besar Dushin që shënoi për 2:0.

GOL: Minuta e tretë, Drenica ka kaluar në epërsi, shënon kapiteni Sami Geci me kokë, pasi që pranoi një top nga rivënia nga këndi.

Formacionet zyrtare:

Drenica: Sadiku, Ibrahimi, Bejta, Cakaj, Geci, Syla, Thaqi, Dushi, Sejdiu, Tahiri, Gashi. Trajner: Tahir Lushtaku. 

Besa: Neziri, Muriqi, Fi. Papuqi, Fl. Papuqi, Hasani, Gashi, Nallbani, Kasapi, Karahoda, Milicaj, Rexha. Trajner: Arbnor Morina.

Gjyqtarë: B. Kosumi, L. Muhadri, F. Sekiraqa dhe I. Ceroviku.