Tevez ‘poshtëroi’ Borussia Dortmundin (VIDEO)

Juventusi është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi mposhtën 3:0 Borussia Dortmundin në udhëtim.

Carlos Tevez hapi serinë e golave në minutën e tretë. Ndërkohë, në pjesën e dytë, italianët gjetën edhe dy herë rrugën e golit. Fillimisht Alvaro Morata, realizoi për 2:0, pas asistimit të Tevezit, kurse shifrat përfundimtare i mbylli ai që i nisi, Carlos Tevez.

Rezultati i përgjithshëm, 5:1.