Besa ka mposhtur Trepçën ’89 3:2, por ky rezultat nuk i garanton qetësi për takimin e kthimit, në kuadër të gjysmëfinaleve të DigitAlb Kupës së Kosovës.
Pejanët ishin shumë afër finales, kur shënuan tre gola, një në pjesën e parë dhe dy në të dytën, mirëpo gjithçka ndryshoi në 10 minutat e fundit. Ibrahim Peci e Blerand Kurtishaj, rikthyen shpresën për mitrovicasit.
Kastriot Rexha, Fetim Kasapi nga penaltia dhe Fatih Karahoda realizuan për Besën.
Ndërkohë, sfida drenicase e luajtur në Prizren u mbyll pa gola. Rastet u krijuan vetëm në pjesën e parë, derisa në të dytën skuadrat u treguan të pafuqishme për të shënuar. Rezultati favorizon Drenicën.
Ndeshjet e kthimit zhvillohen më 6 maj.
Raportet në mënyrë kronologjike
Besa – Trepça ’89 (3:2)
90+3′ Mbyllet ndeshja, fiton Besa 3:2.
61’ Çfarë humbë Trepça ’89. Kurtishaj te Musaj, që nuk qëllon në portë.
GOL: 56’ Fatih Karahoda merr një top të mirë nga Duraku në zonë, gjuan dhe shënon për 3:0.
49’ Goool. Fetim Kasapi tregohet i saktë nga pika e bardhë për 2:0.
48’ Penallti për Besën. Karahoda ndalet nga Kaqiku.
45+‘ Nis pjesa e dytë në ‘Shahin Haxhiislami’. Trajneri mysafir, Afrim Tovërlani largon nga loja Diar Mustafë, inkuadrohet Kreshnik Lushtaku
45+3‘ Mbyllet pjesa e parë. Besa shkon në pushim me rezultatin 1:0
24’ Milicaj gjuan furishëm me të majtën, por shtylla e ndaloi të festoj golin. Shpëton Trepça ’89
23’ Harkim i rrezikshëm i Fisnik Papuqit, por Manxholli e kap topin me shumë vështërsi para Milicajt.
10’ Peci gjuan nga goditja e dënimit, por topi shkon lartë mbi portë.
– Ashtu siç pritej, tifozët mitrovicas, Torcida, kanë udhëtuar në Pejë
Formacionet zyrtare
Besa: Neziri: Qorraj, Fi. Papuqi, Fl. Papuqi, Gashi, Kasapi, Duraku, Hasani, Karahoda, Rexha, Milicaj. Trajner: Arbnor Morina.
Trepça ’89: Manxholli, Musaj, Idrizi, Izmaku, Kaçiku, Berisha, Turku, Hyseni, Kurtishaj, Peci, D. Mustafa. Trajner: Afrim Tovërlani.
Feronikeli – Drenica (0:0)
Mbyllet ndeshja, 0:0.
75′ Del edhe Livoreka, hyn Argjend Bardhi.
70′ Edhe 20 minuta, ndeshja luhet kryesisht në mesin e fushës. Feronikeli assesi të krijojë rast.
65‘ Del Mendorim Olluri, hyn Egzon Gashi te Feronikeli.
62′ Pa raste në pjesën e dytë
60′ Qëndrim Sejdiu inkuadrohet në lojë. Zëvendësimi i parë i bërë nga trajneri Tahir Lushtaku
51′ Fjalosen gjyqtari Kreshnik Vula e trajneri Gani Sejdiu. Tensione në Prizren.
49‘ Mendorim Olluri ndëshkohet me karton të verdhë.
45′ Mbyllet pjesa e parë në Prizren: Feronikeli – Drenica 0:0
39′ Behar Maliqi godet me top gjyqtarin Kreshnik Vula, i cili ia ndal goditjen e cila shkonte në drejtim të portës mysafire. Moment qesharak në ‘Përparim Thaçi’
36‘ Edhe Fetah Ibrahimi gjuan jashtë. Vazhdon dominimi i Drenicës
30′ Arbios Thaçi gjuan keq, mbesin rrjetat e paprekura në Prizren
25′ Gabon portieri Kolshi, por e përmirëson Gërbeshi
22′ Gjyqtari Kreshnik Vula ndal ndeshjen, për t’u freskuar lojtarët
20′ Drenica po dominon në Prizren, dhe në bazë të lojës, shumë mund ta befasojë Feronikelin.
19′ Hysen Tahiri nuk gjuan si duhet. Momente të mira për Drenicën
18′ Feronikeli po përkrahet fuqishëm nga tifozët ‘Tigrat e Zi’
11′ Livoreka për pak nuk arrin të shënojë
7′ Hysen Tahiri tenton të befasojë portierin Granit Kolshi të Feronikelit.
Formacionet zyrtare
Feronikeli: Kolshi, Doshlaku, Shala, Gërbeshi, Lladrovci, B. Shabani,. Xh. Shabani, Maliqi, Olluri, Elshani, Livoreka. Trajner: Gani Sejdiu.
Drenica: Sadiku, Ibrahimi, Bejta, Cakaj, Geci, Thaqi, Syla, Osmani, Dushi, Tahiri, Gashi. Trajner: Tahir Lushtaku.