Vushtrria ‘qetëson’ Besën, Prishtina nuk ndalet

Besa e Pejës është mposhtur në fushën e vet nga Kosova e Vushtrrisë, 3:2, e cila ia prishi goxha shumë punën në luftën për titull të kampionit. Hero i takimit ishte Milot Rashica, i cili asistoi dy herë, shënoi një herë dhe fitoi një penalti.

Në Pejë gjyqtari shumë i mirë, Genc Nuza akordoi tri penalti, dy për Besën.

Prishtina kreu mjaftë mirë punën, duke e mposhtur 4:0 Trepçën. Në Skenderaj, sfida mes Drenicës e Istogut u mbyll pa gola, 0:0.

 

Raportet në mënyrë kronologjike

Besa – Kosova (V) (2:3)

Mbyllet ndeshja

Penalti: 73′ Mensur Duraku huq penalti.

GOL: 67′. Penalti për Besën. Shënon Mensur Duraku.

63′ Milot Rashica e godet shtyllën e Besës.

58′ Fjalosen keq trajneri Arbnor Morina dhe kapiteni Fetim Kasapi. Kur Morina deshi ta ndërroj Kasapin, ai nuk deshi të largohej nga fusha. Kur doli nga loja, u fjalos me trajnerin derisa njeri nga tifozët e gjuajti me shishe Kasapin.

GOL: 50′ Kosova e Vushtrrisë e ‘bombardon’ portën e Valmir Bytyqit. Milot Rashica e nxjerrë një penalti të cilin e shndrron në gol.

GOL: 42′ Skuadra nga Vushtrria e realizon edhe golin e dytë. Është Bajram Zuqaku ai i cili e realizon golin e dytë, pas asistimit të Rashicës.

GOL: 38′ Kosova e Vushtrrisë kalon në epërsi. Shënon kapiteni Bahri Kera.

21′ Qorraj i Besës del i vetëm me portierin Tahiri, por nuk arrin të shënojë.

Formacionet zyrtare

Besa: Bytyqi, Qorraj, Zhara, Fi. Papuqi, Cacaj, Hasani, Kasapi, Duraku, Karahoda, Dabiqaj, Gashi. Trajner: Arbnor Morina.

Kosova (V): Tahiri, Halimi, Gwrxhaliu, Pantina, Vokshi, Statovci, Kera, Musa, Maxhuni, Zuqaku, Rashica. Trajner: Bekim Shotani.

 

 

 

 

Prishtina – Trepça (4:0)

Mbyllet ndeshja

GOL: 72′ Menor Zhdrella në stilin e tij e realizon edhe golin e katërt nga goditja e lirë. Prishtina – Trepça (4:0)

GOL: 55′ Prishtina e shënon edhe golin e tretë. Sërish shënon Labinot Osmani.

GOL: 34′ Labinot Osmani e shënon golin e dytë për Prishtinën.

GOL: 30′ Prishtina kalon në epërsi. Shënon i riu Shend Kelmendi.

Formacionet zyrtare

Prishtina: Bekaj, Thaqi, Haxhaj, Kuka, Kukaj, Gashi, Ramadani, Zhdrella, D. Krasniqi Shala, Osmani. Trajner: Ramiz Krasniqi. 

Trepça: Ymeri, Balija, Idrizi, Arifi, Llapashtica, Hajdari, Song, Kransiqi, Babaj, Avdyli, Latifi. Trajner: Fidaim Haxhiu.

 

 

 

 

 

Drenica – Istogu (0:0)

Mbyllet ndeshja

55′ Istogu shënon por goli anulohet.

44′ Qëndrim Sejdiu nga afërsia nuk arrin që ta shtyjë topin në rrjetë. Mbetet 0:0.

10′ Rrezikon Drenica nëpërmjet Sejdiut por topi nuk shkon në rrjetën e portierit Hajrezaj.

Formacionet zyrtare

Drenica: Ymeri, Bejta, Cakaj, Geci, Syla, Sejdiu, Thaqi, Sejdiu, Tahiri, Gashi, Dushi. Trajner: Tahir Lushtaku.

Istogu: Hajrizaj, Bruqi, Kastrati, Dervishaj, Shabanaj, K. Gashi, F. Gashi, Ademaj, Saliagiq, Krasniqi, Sabotiq. Trajner: Nazmi Rama.