Barça kalon në çerekfinale me showin e Messit (VIDEO)

Barcelona e mund edhe në “Camp Nou” Manchester Cityn, duke lënë Anglinë pa asnjë përfaqësues në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Katalunasit fituan 1:0, falë golit të Ivan Rakitiç në pjesën e parë.

City humbi një penallti në minutën 77, kur Ter Stegen kuptoi gjuajtjen e Sergio Agueros.

Ndeshja u përshkrua me shumë raste, kurse u veçua Lionel Messi me paraqitjen e tij brilante.