Listës së Kosovës i shtohet edhe ish-sulmuesi i Hannoverit

Për herë të parë me Kosovën do të debutojë edhe ish-sulmuesi i Hannoverit, Valmir Sylejmani. 20-vjeçari që u transferua në dimër tek Union Berlin në Bundesliga 2, është ftuar nga përzgjedhësi, Albert Bunjaku.

Krahu i djathtë i Bunjakut, Muharrem Sahiti, vitin e kaluar kishte kontakte me babain e tij, për ta ftuar Valmirin tek Kosova, shkruan GazetaOlle.com.

Sylejmani është nga Gjilani, prej nga vjen edhe trajneri Sahiti.

Valmiri kishte kontakte edhe me Kombëtaren shqiptare, e cila dëshironte ta ftonte në U-21. (Gazeta Olle)

valmiri