Lista e topshënuesve pas javës së 23-të: Prin Muhamet Hyseni, pas tij Drilon Hazrollaj

Kanë kaluar 23 xhiro nga fillimi i sezonit të Superligës, ku Ballkani mbetet lider, i ndjekur nga Llapi dhe Drita.

Te Ballkani më së shumti gola ka shënuar Nazmi Gripshi, me nëntë gjithsej.

Por, skuadra e dytë në tabelë, Llapi ka një diamant në skuadër, i cili është i pari në listën e realizatorëve të Superligës.

Muhamet Hyseni ka shënuar 17 gola, ku kanë qenë vendimtar në sukseset e klubit.

Pas tij vjen një tjetër sensacion, Drilon Hazrollaj i Malishevës, i cili e ka gjetur rrjetën plot 14 herë.

Blerim Krasniqi i Dritës ka tetë gola.

Kjo është lista:

1. Muhamet Hyseni (Llapi) 17 gola

2. Drilon Hazrollaj (Malisheva) 14 gola

3. Nazmi Gripshi (Ballkani) 9 gola

4. Jalen Blesa (Prishtina) 9 gola

5. Blerim Krasniqi (Drita) 8 gola

6. Altin Aliu (Malisheva) 7 gola

7. Albin Berisha (Ballkani) 7 gola

8. Almir Kryeziu (Ballkani) 6 gola

9. Hamdi Namani (Llapi) 5 gola

10. Besnik Krasniqi (Drita) 5 gola

/Gazeta Olle/

Rashkaj: Loja kundër Haitit do mbetet një moment historik, që nuk përsëritet asnjëherë

Prishtina – Trepça, super derbi i xhiros së 23-të në Superligë