Lista e golashënuesëve më të mirë pas javës së shtatë

Këtë mesjavë ka përfunduar edhe xhiro e shtatë e Superligës së Kosovës në futboll.

Kjo xhiro ka sjellë ndeshje mjaftë interesante dhe gjithashtu rezultate tejet befasuese.

Edhe pas kësaj xhiroje, sulmuesi i Ballkanit, Mirlind Daku mbetet i padiskutueshëm në vendin e parë në listën e golashënuesve.

Me dy golat ndaj Dritës, Daku arrinë në kuotën e 14 golave deri më tani në Superligën e Kosovës.

Në vendin e dytë është top sulmuesi i Prishtinës, Otto John me 5 gola në gjashtë ndeshje për “bardhë e kaltrit”.

Vendin e tretë e ndajnë katër futbollistë. Me nga tre gola janë Greca dhe Mardei të Feronikelit, Kastriot Rexha i Dritës dhe mbrojtësi i Ballkanit, Armend Thaqi.

Kjo është lista e plotë e golashënuesve deri më tani:

 

Image