Lista e golashënuesëve më të mirë në Superligë

Me dy ndeshjet e ditës së sotme ka përfunduar edhe xhiroja e gjashtë e Superligës së Kosovës në futboll.

Sa i përket efikasitetit të ekipeve, kjo javë është më e dobët se java e kaluar. Në pesë ndeshje janë shënuar vetëm 11 gola.

Primatin e golashënuesit më të mirë e mban edhe këtë xhiro sulmuesi gjilanas i Ballkanit, Mirlind Daku, i cili deri më tani ka arritur t’i realizoi hiç më pak se 12 gola.

Pas tij vjen sulmuesi afrikan i Prishtinës, Otto John i cili me het-trikun e fundit ka arritur në 5 gola të realizuar.

Greca e Marclei i Feronikelit, Rexha i Dritës dhe Thaqi i Ballkanit kanë nga tre gola të shënuar pas gjashtë ndeshjeve.

Më poshtë mund t’i shikoni realizuesit më të mirë: