Lista e 26-të futbollistëve, nuk është e detyrueshme sipas Sylvinhos

 

Shqipëria do të përballet në finalet e Europianit të Gjermanisë me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën. Trajneri Sylvinho ka nisur prej kohësh përgatitjet për listën e lojtarëve që duhet të ftojë, teksa së fundmi është konfirmuar dhe fakti se trajnerët e kombëtareve mund të marrin 26 lojtarë me vete në Gjermani.

Megjithatë sipas asaj që raportohet së fundmi, grumbullimi i 26 lojtarëve nuk është një detyrim por një mundësi për trajnerët. E thënë më thjeshtë, trajneri ka mundësinë që të marrë me vete 23-26 futbollistë, duke mos qenë i kushtëzuar.

Ndryshe nga Europiani i shkuar, ku për shkak të pandemisë trajnerët grumbulluan nga 26 lojtarë dhe 3 ishin të detyruar t’i linin në tribunë, këtë herë të gjithë futbollistët do të qëndrojnë në pankinë. Të gjitha federatat janë të detyruara që të paraqesin listën përfundimtare në datën 7 qershor, 7 ditë para nisjes së Europianit.

Trajneri i Shqipërisë pritet që pas mesit të këtij muaji të bëjë publike listën e lojtarëve që do të grumbullojë, teksa pritet që ajo listë të mos ndryshojë dhe për ndeshjet zyrtare të qershorit. Shqipëria do të luajë dy ndeshje miqësore para ndeshjeve të europianit.

Më 3 qershor, në orën 20:00, në stadiumin “Haladas Sport Komplexum”, në Hungari, kuqezinjtë do të kenë testin me Lihtensteinin, ndërsa katër ditë më vonë, më 7 qershor, në orën 19:00, në të njëjtin stadium, Sylvinho do të ketë mundësinë t’i shohë lojtarët përballë Azerbajxhanit./SS/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Marco Reus largohet nga Dortmund në fund të sezonit

Artan Iljazi optimist: Tre pikët mbesin në Çair