Lirisë i bashkohet Blendi Memaj

Blendi Memaj, që viteve të fundit ishte pjesë e Beshiktashit (Juniorët), u bashkua me KF “Liria” në stërvitjen e ditës së enjte.

Memaj, kishte qenë pjesë edhe e Rabotniçkit një stinor, ndërsa me Trepcën ’89 nuk pati asnjë paraqitje shkaku i lëndimit.

“Kam pauzuar mjaftë dhe mendoj që e kam kaluar lëndimin. Jam kthyer të Liria, skuadër kjo që më rriti nga fëmijëria. Shpresoj që të dëshmohem me lojëra të mira dhe të arsyetoj besimin e drejtueve të klubit”, ka thënë Memaj, që luan në pozitën e gjysëm sulmuesit dhe mesfushorit qendror.

Nga ana e tij kryetrajneri, Skender Shengyli  tha: “Jo vetëm Memaj, por edhe gjithë të tjerët që do të jenë në konkurencë do të kenë rastin të dëshmohen. Në lojë do të jenë më të mirët. Ky është synimi i gjithë neve”.

memajj