Lirim Kastrati u dërgua me urgjencë në spital derisa humbi ndjenjat dy herë në fushë

Në pjesën e parë, Lirim Kastrati duhej të lëshonte fushën në përballjen që Ujpest e zhvilloi kundër Kecskemet të dielën.

Valentin Hadaro u përplas me lojtarin shqiptar, pas së cilës humbi ndjenjat.

Ai erdhi në vete dhe megjithëse donte të vazhdonte, mirëpo sërish kishte probleme dhe lëshoi fushën për Krisztian Simon.

Derisa po qëndronte në bankinë, Lirim Kastratit i ra sërish të fiktë dhe u detyrua të shkonte me urgjencë në spital, derisa videon mund ta shikoni KËTU.

M4 Sport raportoi se sipas stafit mjekësor, ai nuk është lënduar rëndë, por është dërguar në spital me një tronditje të dyshuar.

Në fund, futbollistët e Ujpestit morën fanellën e Kastratit dhe me të bënë një fotografi, sa për t’ia përcjell edhe atij një mesazh solidarizimi, derisa fituan me rezultat 3-0.

Berisha: Çelësi i suksesit këtë vit ka qenë grupi i lojtarëve dhe stafi i trajnerëve

Ardian Nuhiu pritet ta marrë drejtimin e Shkëndijës së Tetovës