Lirim Kastrati nuk udhëton me Përfaqësuesen e Kosovës në Gjeorgji, kjo është arsyeja

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Lirim Kastrati sapo është prezantuar te skuadra e re.

Kastrati është huazuar te gjiganti polak nga Dinamo Zagreb.

“Çkemi, unë jam Lirimi. Jam i lumtur që jam në Varshavë dhe mezi pres t’i takojë tifozët”, tha ai në gjuhën shqipe.

Sulmuesi nuk ka udhëtuar me Kosovën drejt Gjeorgjisë, pasi kishte udhëtuar drejt Polonisë për t’i kryer testet mjekësore te skuadra e tij e re.

Këtë gjë e konfirmoi edhe drejtori i Kombëtares së Kosovës, Muharrem Sahiti.

“Po është e vërtetë që Lirim Kastrati ka shkuar në Poloni për të kryer testet mjekësore”, tha shkurtimisht ai për lajmi.net.

Ende nuk dihet nëse Kastrati do i bashkohet Kombëtares për këtë takim, apo do mungojë dhe do jetë i gatshëm për dy ndeshjet e tjera, ndaj Greqisë dhe Spanjës, me 5 dhe respektivisht 8 shtator.

/Gazeta Olle/

 

Kosova U21 nesër zhvillon ndeshjen miqësore me skuadrën e madhe të Superligës

Ky është hoteli superluksoz ku po qëndron Kombëtarja e Kosovës