Lirim Kastrati mund të ndryshojë skuadër dhe kampionat

Pas tjetër futbollist shqiptar pritet t’i bashkohet Muçit dhe Çelhakës te Legia Warszawa.

Bëhet fjalë për sulmuesin kosovar, Lirim Kastrati.

Së fundmi është raportuar se klubi polak ka shprehur interesim për yllin e Kosovës, i cili është pjesë e Dinamos së Zagrebit.

22-vjeçari nuk është pjesë e formacionit bazë të kroatëve.

Mësohet se klubi polak ka kërkuar huazimin me opsion blerje të sulmuesit shqiptar, gjë që është duke u shqyrtuar nga Dinamo.

Cristiano Ronaldo pozon me fanellën e Manchester Unitedit, por mban të fshehtë numrin

Kompletohet marrëveshja, Mariano Diaz kalon te rivali i Real Madridit