Lirim Kastrati ju kthehet golave me Dinamo Zagrebin, shënon në derbin e Kroacisë

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Lirim Kastrati ka shënuar gol në ndeshjen që është duke u luajtur në ligën e Kroacisë.

Dinamo Zagrebi është duke e mposhtur Hajduk Splitin me rezultat 2-0.

Në 45 minutat e para skuadra nga kryeqyteti i Kroacisë ka krijuar një epërsi solide përmes golave të Bruno Petkovic dhe Lirim Kastratit.

Dinamo është lidere e ligës kroate me 71 pikë, derisa Hajduku gjendet në pozitën e pestë me 44 pikë të grumbulluara.

Goli i Lirim Kastratit i realizuar në minutën e 35-të: