Liridon Leci tregon se për cilën skuadër bën tifo në finalen e Kupës së Kosovës

Liridon Leci duke festuar një gol të Dritës në derbi ndaj Gjilanit përballë 'Skifterave'

Ish-futbollisti i shumë skuadrave përfshirë këtu edhe Llapin e Dritën, Liridon Leci ka deklaruar për Kanal 10 se trofeun e Kupës shpreson që ta fitoj skuadra e Dritës.

“Shpresoj që Kupa e Kosovës të shkoj në Gjilan. Kur them në Gjilan, kuptohet që te skuadra e Dritës”, ka thënë Leci.

Leci padyshim që është një nga lojtarët më të preferuar te Intelektualët, derisa ishte një ndër lojtarët kyç në sukseset e Dritës.

Ndeshja finale e Kupës së Kosovës ndërmjet Llapit dhe Dritës luhet sonte me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Leci ka fituar dy herë titullin me skuadrën e Dritës dhe Superkupën e Kosovës, ndërsa me Llapin fituan trofeun e Kupës së Kosovës në edicionin e kaluar, ku pas finales Leci i dha fund karrierës fantastike në futbollin kosovar.

 

Fusha në Fadil Vokrri në gjendje fantastike para ndeshjes Drita – Llapi

Deputeti llapjan me fanellë të Llapit në Kuvend